Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat 1 me 0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të “Ligës së Kombeve”.

Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm për dardanët.

Për këtë fitore ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shpërndau një video teksa kërcente pas golit.

“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Gëzuar”, ka thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume