Partitë shqiptare nuk duhet të bien pre e skenareve të dashakqinjve dhe atyre që janë kundër rrugës evropiane të vendit. Kështu bëri thirrje Arbër Ademi në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas tij, nuk ka alternativë tjetër, përveç rrugës evropiane, por që duhet të bëjnë maksimumin për të vazhduar rrugëtimin bashkë me Shqipërinë.

“Minimum 4 muaj e gjysmë na duhen edhe sikur t’i kemi edhe sot votat e nevojshme, shumicën prej dy të tretave, minimum na duhet 4 muaj e gjysmë nga momenti i dorëzimit të një iniciative. Ju besoj se e dini se deri në fund të nëntorit përfundon procesi i skriningut dhe deri në fund të nëntorit ne sigurisht se duhet ta kemi të përmbyllur çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe së bashku me Shqipërinë të vazhdojmë hapjen e klasterëve, hapjen e kapitujve”, deklaroi Arber Ademi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com