Një video e filmuar brenda një xhamie në Algjeri po bën xhiron e botës.

Në të shihet imami i xhamisë, i cili i prin besimtarëve tjerë në lutje në ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Telegrafi.

Derisa po falej dhe xhamia ishte e mbushur me besimtarë, një mace i kërcen në gjoks imamit i cili për asnjë moment nuk i ndali lutjet – përkundrazi ledhatoi macen.

Macja madje i hip mbi kokë dhe pas disa tentativa të dështuar për të fituar vëmendjen e tij – macja kërcen në tokë dhe largohet.

Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi objektivit të kamerës, që po transmetonte direkt faljen nga xhamia në Algjeri.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume