Këshilli i Qytetit të Shkupit për herë të dytë e bllokoi propozimin e kryetares së komunës Danela Arsovska për huamarrje afatgjate vendore për blerjen e autobusëve eko.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit të cilët nuk e kanë përkrahur propozimin thonë se nuk kanë marrë informacione të mjaftueshme për mënyrën e prokurimit, ndërsa nga qyteti i Shkupit shprehin keqardhje që këshilltarët në vend që t’i kënaqin shkupjanët ata janë mjaftuar për t’i bërë qejfin liderëve të partisë.

Po ashtu, përkrahje nuk ka marrë as iniciativa e grupit këshilldhënës të LSDM-së për të braktisur rindërtimin e Sallës Universale të Qeverisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume