Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ku do t’i drejtojë Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e fundit në Hagë.

Aksioni do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa pas përfundimit të tij organizatorët do të japin edhe një deklaratë për media. Aksioni do të zhvillohet para objektit të ASHAK-ut.

Komunikata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ju fton të përcillni një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Përmes këtij aksioni do t’i drejtohet Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e fundit në Hagë.

Aksioni do të zhvillohet nesër, e premte, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa në përfundim do të ketë edhe deklaratë për media.

Koha: 10:00

Vendi: Para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume