Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, dhe nënkryetarja Vlora Çitaku, sot ia kanë uruar ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, dhe ndaj tij është duke u zhvilluar një proces gjyqësor nga Specialja.

“Urime 55 vjetori i lindjes, President! Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Thaçin me postim në Facebook e uroi edhe Çitaku.

” Urime ditëlindja President Thaçi. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Çitaku./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume