Ziadin Sela nga Viena: Urime 28 Nëntorin nga vendi që dha kontributin më të madh në Pavarësinë e Shqipërisë

Fillimisht, lejoni që t’u uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit, ajo që na bashkon gjithë neve, me mesazhin që sa më shpejt të plotësojmë edhe amanetet e delegatëve të cilët u mblodhën në Vlorë dhe shpallën mëvetësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor.

Sot jam edhe rastësisht, po ku më mirë mund të jem në qoftë se nuk jam në 28 Nëntor, edhe pata kënaqësinë që të kem një ftesë nga deputeti i parlamentit austriak, Andrea Minich, me të cilin sot pata rastin të vizitoj parlamentin austriak. Dhe Austria, Austro-Hungaria asokohe, ishte vendi i cili dha kontributin më të madh drejt njohjes së pavarësisë së Shqipërisë, duke, për ato që dhe e njohin pak historinë, duke i dhënë ultimatum Serbisë që brenda 24 orëve të tërhiqet nga Durrësi, se ndryshe do të sulmojë Beogradin, apo jo? Në krah edhe me Italinë asokohe, pak vende aleante që shqiptarët i kishin asokohe dhe realisht Austro-Hungaria ishte edhe vendi i cili kërkonte më tepër kilometra katrorë sesa sot i ka Shqipëria Londineze. Prandaj e nisa me urime festën e flamurit, se kështu parapëlqejmë ne ta quajmë, 28 Nëntorin.
Dhe në drejtim të kësaj sot pata kënaqësinë të jem mysafir në parlamentin austriak bashkë me deputetin në fjalë. Dhe ky është shkaku që sot jam këtu dhe me të vërtetë që ndjehem i nderuar që për 28 Nëntor jam në Vienë, në një qendër të rëndësishme që ka vendosur për fatet e shqiptarëve.

– Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume