Vepra më e vjetër e njohur e shtypur në një makinë mekanike u shfaq të mërkurën në Paris për herë të parë në 50 vjet.

“Jikji”, një koleksion i mësimeve budiste, u shtyp në vitin 1377 – rreth 78 vjet përpara se Johannes Gutenberg ta printonte Biblën duke përdorur shtypshkronjën e tij në Gjermani, shkruan zawya.com, transmeton klankosova.tv.

Thesari korean po shfaqet si pjesë e një ekspozite të re në Bibliotekën Kombëtare të Francës (BnF), e cila do të zgjasë deri në korrik.

Meqenëse asnjë shembull i makinerisë koreane nuk ka mbijetuar dhe teknika nuk u përdor gjerësisht në atë kohë, ajo nuk pati ndikimin revolucionar të shtypit sikur Gutenberg.

Kujtojmë se kjo shënon herën e parë që “Jikji” shfaqet publikisht që nga viti 1973, sipas raporteve në shtypin korean.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume