“Martesa mes Afrim Gashit me Bilall Kasamin” ka nisur me probleme të mëdha në partinë Alternativa të Afrim Gashit. Siç mëson ekskluzivisht portali TS, forumi i gruas dega Tetovë kanë bojkotuar totalisht Afrim Gashin dhe nuk kanë marrë pjesë në forumin e Gruas në Shkup. Përpos forumit të gruas së Tetovës, bojkot i kanë dhënë edhe forumi i gruas dega Kumanovë, Gostivar dhe disa qytete tjera.
Për portalin TS, një anëtare e forumit të gruas dega Tetovë u shpreh se nuk mund të bëhet bashkë Afrim Gashi me Bilall Kasamin ku deri dje familjarisht jemi hidhëruar dhe sot pa u konsultuar me degët forumin e gruas n[ çdo degë të bëhet një bashkim i tillë.
“Me keqardhje e them se bashkimi mes Kasamit dhe Gashit që në opinion u diskuta si martëse mes tyre nuk mund të përtypet edhe nga ne gratë e Tetovës. Unë dhe shoqet e mia e mbajmë mend hiç m pak para disa muajve në zgjedhjet lokale se çfarë akuzash na janë drejtuar neve grave të Alternativës nga Lëvizja BESA. Mos të harrojmë se nga Tetova çfarë i tha Zeqirja Ibrahimi Bilall Kasamit e çfarë i tha lideri jonë Afrim Gashi dhe sot për interesa të tyre to vogla ata u bënë bashkë. Ku do të mbetet dinjeti, krenaria femrore e jona, si do tju them fëmijve të mijë unë se kjo është politikë kur dje na është sharë nëna e motra na janë sharë fëmijët dhe dje u thyen zyrat në Shkup po nga Bilall Kasami e sot qenka kjo në interes të qyteatrëve” shprehet e revoltuar anëtara e degës së forumit të Gruas së Alternativës për TS.
Nga ana tjetër siç mëson portali TS, shumë shpejtë do të ketë edhe largime të mëdha nga Altenrativa pas bashkimit të Gashit me Kasamin.