Vendimi i fundit i Qeverisë, me të cilin parashihet heqja e vizës dalëse për të shkuar në haxh, ka pasuar me një varg pyetjesh: Çfarë nënkupton ajo, ulje e çmimit të haxhit, që këtë vit kalonte koston prej 6 mijë euro, apo vetëm lehtësim të procedurave?

Ky sqarim nuk u tha as në njoftimin e Qeverisë, dhe as nga BFI-ja, prandaj TV21 u drejtua në zyrën për informim të këtij institucioni fetar.

Nga atje, sqaruan se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për të realizuar udhëtimin e haxhit.

“Ky lehtësim nuk ka të bëjë me çmimin e vizës dalëse e cila është 150 den, por ka të bëjë me procedurat. Një barë e rëndë është hequr prej myftinive sepse duhej të plotësohen formulare për gjithë haxhinjtë. Poashtu procedura ishte e njëjtë edhe për punonjësit në MPB”, sqaruan nga zyra për informim e BFI-së.

Nga ana tjetër, ata sqaruan se heqja e vizës do të hyjë në fuqi menjëherë, do të thotë se këtë vit nuk do të ketë vizë dalëse për haxh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume