Zyrtarët e një kompanie energjetike në Teksas thanë se rreth 16,000 klientë humbën energjinë kur një gjarpër rrëshqiti në një nënstacion dhe ra në kontakt me pajisjet.

Matt Mitchell, një zëdhënës i Austin Energy, tregoi se ndërprerja filloi rreth orës 13:00 të së martës dhe preku rreth 16,000 klientë në kulmin e saj.

“Ndërhyrja në jetën e egër mund të rezultojë në ndërprerje të energjisë,” shkroi Austin Energy në Twitter. “Sot një gjarpër u zvarrit në një nga nënstacionet tona dhe ra në kontakt me një qark të elektrizuar.”

Kompania tha se energjia ishte rikthyer për të gjithë klientët e prekur në orën 14:00

Mitchell bëri të ditur se kompania tani është në procesin e instalimit të gardheve elektrike të tensionit të ulët rreth nënstacioneve për të mbajtur jashtë zvarranikët që rrëshqasin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume