Xherdan Shaqiri nuk e ka fshehur pakënaqësinë pasi u la në bankën rezervë në ndeshjen e Baselit kundër Grasshoppersit.

Kapiteni i Baselit u inkuadrua në minutën e 61-të dhe vetëm tri minuta më vonë arriti të shënonte për t’i dhënë përkohësisht epërsinë skuadrës së tij.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Grasshoppersi përmbysi rezultatin dhe fitoi 2:1, falë golit të Nikolas Mucit në minutën e 93-të.

Pas ndeshjes, Shaqiri foli për pakënaqësinë e tij me rolin që po ka në skuadër.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur kur nuk luaj. Për aq kohë sa jam te Baseli, dua të luaj në çdo ndeshje. Nuk vij në stërvitje për të qëndruar në stol”, deklaroi 35-vjeçari për televizionin zviceran SRF.

Situata në Basel është bërë edhe më e vështirë në javët e fundit, pasi skuadra ka marrë vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit serb Slavisa Jokanovic.

Aktualisht, është e teta në tabelë me 15 pikë të tubuara nga 15 ndeshje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume