Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në vendosjen e gurthemelit për Korridorin 10D, aksin Prilep-Manastir, tha se i ka ardhur fundi marrjes peng të Kuvendit nga opozita për ndërtimet e korridoreve. Grubi tha se kjo shumicë parlamentare , ky koalicion qeverisës do të mundësojë përfundimin e projekteve të njëjta.

“As Mickoski e as “Shën Micko” nuk mund ta ndalojë këtë projekt. Ky projekt do të vazhdojë dhe t gjitha qeveritë, ndërsa qeveria e ardhshme do të jetë e njëjtë siç është kjo sot, do ta përfundojë këtë projekt, do t’i presë shiritat dhe të gjithë qytetarët do të voziten në to”, tha Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume