Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Të njëjtit janë të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 par.3 lidhur me par.2, të KPRK-ës, njofton Klankosova.tv.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe Podujevë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com