Një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar në polici dhunë të rëndë familjare, informon Tetovasot. Sipas saj, më 10 janar, në shtëpinë familjare në Petrovec, bashkëshorti K.J. (33) e ka sulmuar fizikisht me një send të fortë dhe e ka kërcënuar me mjet të mprehtë.

Sipas denoncimit, më herët ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së tyre të mitur. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume