Kryetari i GUXO, Faton Peci ka reaguar për zhvillimet e sotme. Ai i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim e angazhim të përbashkët me qëllim të tejkalimit të kësaj situate.

“Zgjedhja e Presidentit/-es jo vetëm do t’i kompletonte institucionet tona të larta, por edhe do të krijonte stabilitet në këto kohë sfiduese. E vetëm me stabilitet institucional do të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat që na presin, edhe me ato që lidhen me procesin e drejtësisë e të shkallës së Apelit në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume