Komuna e Kumanovës parashtroi kallëzim penal kundë ish-punonjësit të komunës me inicialet V.B për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Siç bëjnë të ditur nga Komuna e Kumanocës, ai dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e komunës duke bërë procedurë të legalizimit.

Sipas komunës, qëllimi përfudimtar ka qenë që të mundësohet personi i tretë të legalizojë objektin në emër të vet.

“Me këtë person V.B. i ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe e ka dëmtuar Komunën në shumë prej 2.152.192 denarë. Nga ana e komunës është anuluar vendimi i kundërligjshëm”, thonë nga kjo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume