Në kuadër të Ditës së mysafirëve të ushtrimit multinacional “Përgjigjje e shpejtë 23” (Immediate response 23) më 29 maj (e hënë), duke filluar nga ora 11:00 në terrenin ushtarak “Krivollak”, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Në Ditën e mysafirëve të lartë të stërvitjes shumëkombëshe “Përgjigjje e shpejtë 23” (Immediate response 23), pjesëtarët e armatave që marrin pjesë në stërvitje do të prezantojnë aktivitetet e kombinuara tokësore: “Një grup shumëkombësh në sulm, e mbështetur me mbështetje artilerie, ajrore dhe antiblindore“.

Në aktivitetet e planifikuara stërvitore është paraparë përdorimi i të ashtuquajturit mjeti i sofistikuar robotik “Project Origin”, i cili është në përdorim provë nga Armata e SHBA-ve dhe që do të testojë për herë të parë në kushte stërvitore shkrepjen e një rakete me sistem kundër armaturës të tipit “Javelin”, e cila është pjesë e armatimit të saj.