Më 13 korrik 2025, rreth orës 23:25, në hyrje të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e tipit “Chevrolet” me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.V. (24), ka goditur dy automjete të parkuara të markave “Renault” dhe “Seat”.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë shoferi i “Chevrolet”-it, si dhe dy personat që ndodheshin në afërsi të automjeteve të parkuara, I.A. (52) dhe D.N. (49), të gjithë nga Shkupi. Lëndimet e tyre janë konstatuar në spitalin “8 Shtatori” dhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Nga MPB njoftojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume