Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se Korridori 8 po vendoset në hartën e korridoreve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të zgjerimit të rrjeteve trans-evropiane të transportit të Bashkimit Evropian.

“Ndërtimi i Korridorit 8, si dhe i Korridorit 10D, me fonde buxhetore, përveç lidhjeve më të mira brenda dhe jashtë, sjell me vete edhe përfitime ekonomike, nëpërmjet rritjes vjetore prej dy për qind të BPV-së, 8.000 vende të reja të punës dhe minimum 600 milionë euro për kompanitë e vendit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se për të pasur ndërtim më të shpejtë dhe më të lira janë propozuar edhe 5 ligje që miratohen me flamur evropian.

Akuzat e VMRO-DPMNE-së, LSDM i quan gënjeshtra dhe partia e Mickoskit, sipas tyre, janë kundër kompanisë amerikane dhe kundër projektit më të madh infrastrukturor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume