Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete në hoteli në Prishtinë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 06:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com