Një 59 vjeçar nga Gostivari dhe një 29 vjeçar nga frëngova e Strugës, të dy të burgosur në Burgun e Idrizovës ishin arratisur sot pasdite nga ambientet e burgut.

59 vjeçari B.O ka qenë i dënuar me 11 vite e 8 muaj burgim, ndërsa 29 vjeçari E.M sipas njoftimit të policiës është i dënuar me 9 vite burg.

Megjithatë, sipas policisë, aventura e dy të burgosurve ka zgjatur pak më shumë se një orë.

Të dy janë gjetuar në një automjet udhëtarësh dhe janë arrestuar menjëherë nga policia.

Me vete kanë pasur edhe rreth 2 mijë euro. SIpas MPB-së, të dy do të dërgohen në institucionin ku duhet ta vuajnë dënimin e mbetur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume