Shkarkimet në BFI, Vejseli: Shkarkimet e Shaqir Fetahut janë jolegjitime dhe bartin përgjegjësi penale
Ngjarjet e fundit në BFI po hasin në reagime të shumta, ndërsa këtu nuk qëndrojnë pa prekur edhe vendimet e vetë kreut të BFI-së Shaqir Fetahut që janë kundër Kushtetutës së RMV dhe që mund të çojnë edhe në përballjen e tij me padi penale shkruan TS.
Në vijë të këtyre zhvillimeve dramatike në këtë institucion të rëndësishëm, është edhe reagimi i Anëtarit të Rijasetit Muhamer Vejselit.
Ai në një deklaratë ekskluzive për Tetovasot tha se kjo nuk ka komentim.
Sipas tij ajo që është jashtëzakonisht e qartë se ato vendime të Shaqir Fetahut janë jolegjitime dhe nuk kanë bazë Kushtetuese dhe nuk kane kurfare efekti Juridik, te njejtat janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bashkësisë Islame.
” Ajo që është jashtëzakonisht e qartë se ato vendime të Shaqir Fetahut janë jolegjitime dhe nuk kanë bazë Kushtetuese dhe Juridike dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bashkësisë Islame” u shpreh Vejseli
Sipas tij anëtarët e shkarkuar kanë paraqitur ankimin dhe presin që të thirren në mbledhje.
“Në afatin e paraparë ligjorë ne kemi paraqitur ankimimin tonë në Rijasetin e BFI-së dhe presim që të ftohemi në mbledhje të rregullt ose në mbledhje të jashtëzakonshme të Rijasetit gjithë përbërja e Rijasetit dhe të diskutojmë për këto vendime si dhe për shumë çështje tjera të hapura.
Rijaseti si organ kushtetues vendos për çështje fetare islame në vend, për zgjedhjen dhe shkarkimin e Reisul Ulemasë, mes tjerave dhe çështjet juridiko administrative si dhe ekonomiko finansiare janë e drejtë e Rijasetit. Presim të konvokohet mbledhje e Rijasetit në përberje të plotë, dhe të diskutohet dhe në fund vendimi përfundimtarë është e drejtë ekskluzive e Rijasetit” tha Veseli .
Sipas tij në mbledhje duhet të marrin pjesë të gjithë të ftuar anëtarët e Rijasetit.
“Në mbledhje duhet të marrin pjesë të gjithë të ftuar anëtarët e Rijasetit përfshirë edhe neve, nisur nga fakti se defakto dhe dejure jemi anëtar të Rijasetit, mos thirrja e përbërjes së plotë të Rijasetit konteston ligjitimitetin e të njejtës” shton mes tjerash Muhamer Vejseli.
Vejseli thotë se Shaqir Fetahu me veprimet e fundit bartë edhe pasoja penale në bazë të kodit penal të RMV-së.
“Shaqir Fetahu duhet të jetë i kujdesshêm se veprime të tilla bartin edhe pasoja penale në bazë tē kodit penal të RMV” tha anëtari i shkarkuar i Rijasetit të BFI-së, Muhamer Vejseli.
Vejsli më tej shton se se asgjë ska përfunduar duke e pytur publikisht Fetahun se atij i ka ardhur koha ligjore për pensionim.
“Asgjë ska përfunduar, dhe pyes publikisht çfarë ju deshtë kjo avanturë Shaqir Fetahut në këto kushte dhe rethana, e në veçanti kur ai më i ka plotësuar kushtet ligjore për pensionim. Pse këtë hap të gjoja sistemit nuk e ndëromorri më herët” u shpreh për TS Vejseli.
Ndryshe Shaqir Fetahu ditë më parë ka shkaruar disa anëtarë të Rijasetit duke komentuar nga BFI si ndërrim të vendeve të punës./TS/