Transportuesit privat i sollën autobusat e tyre në kontrollë te Ndërmarrja e Transportit Publik në Autokomandë. Fillimisht janë kontrolluar autobusët me numër 61 dhe 63, njofton KlanM.

Qëllimi është të shihet a është gjithçka në rregull me sistemin nëpër autobusat pasi që kanë qenë jashtë funksionit gati shtatë muaj.

“Pershkak se gati shtatë muaj autobusët e transportuesve privat ishin jashtë qarkullimit Ndërmarja e Qarkullimit Shkup ka kërkuar të kontrollohen të gjithë autobusët, gjëgjësisht të sillen këtu dhe t`u bëhet servisimi”.

Shoferët, sic njofton KlanM, thonë që mezi presin t’ia fillojnë punës pasi shumë kanë pësuar finansiarisht.

“Prej sot ka filluar kontrolla e GPS-së e autobusave. Termini do të jetë prej ora 8:30 deri në ora 11:30. Çdo ditë do të kontrollohen rreth 15 autobusa në ditë. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë derisa nuk kontrollohen të gjithë autobusat” – thonë nga Transportuesit Privat.

Përndryshe, Qyteti i Shkupit, sic njofton KlanM, shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privat në transportin publik të qytetit.

Tenderi i parë dështoi pasi siç informuan nga Qyteti i Shkupit transportuesit nuk kishin plotësuar gjithë dokumentacionin.

Ndërsa tashmë tenderi ka kaluar dhe pritet që ditëve në vijim transportuesit privat të kyçen në qarkullim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume