Një grua nga Karolina e Jugut tha se ndryshimi i mendjes në minutën e fundit i mundësoi të fitonte çmimin prej 300,000 dollarësh nga një biletë lotarie që pothuajse nuk e bleu.

Gruaja u tha zyrtarëve të lotarisë se pa biletën e gërvishtjes në dyqan, por fillimisht vendosi kundër blerjes së saj. “Nuk doja ta blija biletën”, tha lojtarja fatlume.

Ajo shtoi se ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe përfundoi duke fituar 300 mijë dollarë.
“Isha shumë e befasuar”, kujton ajo.

Fituesja tregoi se paratë e çmimit do ti investojë në disa rinovime të shtëpisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume