Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Majit, Ministria e Kulturës njofton se hyrja në muzetë e Maqedonisë nesër do të jetë falas.

“Nesër ju ftojmë të shkojmë në një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të vendit dhe për një moment të përjetojmë historitë nga e kaluara jonë”, njofton përmes një statusi në Facebook ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas Ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na kujton rolin e paçmuar që luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe nxitjen e ndjenjës së unitetit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume