Kreu i Kuvendi, Talat Xhaferi gjatë vizitës së tij në Romë ka takuar Papa Françesku, përcjell TV21. Xhaferi thotë se dy vendet i lidhin personalitetet si Nënë Tereza dhe vëllezërit Kirili dhe Metodi.

“Në Audiencën te Papa Francisk ia urova 10 – vjetorin e Pontifikatit dhe i urova jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës së shenjtë. Dy vendet tona kanë lidhje historike të pandashme përmes personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët – shkupjanja dhe shqiptarja jonë Nënë Tereza dhe apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi”, shkruan Xhaferi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume