Ambasada amerikane në Prishtinë, ka dënuar sulmin e gazetarëve, duke përfshirë edhe atë të sotmin në Leposaviq.

Kjo ambasadë bëri thirrje që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe pa frikësim.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, shkroi ambasada amerikane në Twitter.

Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se nëntë gazetarë kanë mbetur të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume