Një nxënës 14-vjeçar është plagosur pasi është sulmuar me një send të mprehtë në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit në Shkup.
Rastin e ka denoncuar në polici nëna e të miturit, e cila ka bërë të ditur se djali i saj është sulmuar nga një bashkëmoshatar, duke pësuar prerje në dorë.
Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tetovasot.