“Rusia duhet të jetë e gatshme të ‘negociojë seriozisht’ gjatë bisedimeve këtë javë në Abu Dhabi me Ukrainën dhe SHBA-në”, tha sot Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul në margjinat e një takimi të vendeve të G7-ës.

“Ditët e ardhshme duhet të lejojnë marrjen e një vendimi: tani duhet të shohim nëse Rusia është vërtet e gatshme të negociojë seriozisht”, u tha ai gazetarëve në fund të një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Kujtojmë që takimet trepalëshe dhe bisedimet midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi do të mbahen më 10 dhe 11 nëntor.

Bisedimet po udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, me pjesëmarrjen e të dërguarve specialë, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë evropianë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume