Në panel diskutimin me rastin e 21-vjetorit të themelimit të BDI-së, Teuta Arfifi nga kjo parti përmendi edhe përçarjet e fundit në këtë subjekt politik, përcjell TV21. Arifi thotë se edhe pjesa e fraksionit të BDI-së duhet të rikujtojë vlerat e përbashkëta që janë të rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për Ballkanin.

“Unë jam personi që gjithmonë i ka thënë “elefantët në dhomë” dhe me qenë se BDI është në një sfidë të madhe serioze në debatin e vet të brendshëm dhe në situatat që lidhen me relacionet tona të brendshme, mendoj se në ditën e sotme, të gjithë së bashku, ne dhe shokët tanë kudo që janë, është mirë të përkujtohemi të gjithë së bashku në vlerat tona të përbashkëta, që janë vlera të rëndësishme e jo vetëm për BDI-në, jo vetëm për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe bashkësitë e tjera etnike, por për Ballkanin në përgjithësi, dhe ajo është normalisht stabiliteti, prandaj edhe çështjes europiane le të jetë një platformë e zhvillimit të debatit dhe tejkalimit edhe të dallimeve tona brenda nesh”, tha mes tjerash Arifi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume