Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, ka thënë ai për KosovaPress.
Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, ata do ta kenë një vizitë edhe në veri të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume