Një stuhi e madhe e përcjellë me reshje shiu dhe breshër ka goditur pasditen e sotme Dellçevën.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), nga moti i ligë janë vërshuar disa ndërtesa. Në momentin e informimit, ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes (NJTZ) – Dellçevë presin që reshjet e shiut të ndalojnë në çdo moment për të dalë në terren dhe për të intervenuar.

“Për momentin janë duke intervenuar NJTZ me 2 automjete dhe 5 zjarrfikës, ndërsa në çdo moment pritet që Ndërmarrja Publike të dalë në terren dhe të intervenojë”.

Deri më tani në Dellçevë janë përmbytur 10 objekte, por numri i objekteve të përmbytura sipas informacioneve nga terreni pritet të rritet”, thonë nga QKM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume