Në pyetjen e gazetares së TV21 lidhur me vendimet e shkarkimit të drejtorëve, për të cilët ministri Fatmir Mejiti thotë se nuk po kryejnë detyrën, si dhe nëse ka frikë për detyrën e tij, drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë, Dr. Argjent Muça, theksoi se kjo nuk e tremb. Ai thotë se kjo mund të ndodhë në çdo moment nëse ka gabim nga ana e tyre.

“Ministrja duhet të ndërmarrë hapa, ne jemi mjekë dhe dihet që kjo është një detyrë e përkohshme, por si mjek do ta kryejmë punën tonë sa të jemi gjallë”, thotë Muça.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume