Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Twitter për kidnapimin e tre policëve kosovarë.

Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e dënuar aktin e rrëmbimit të policëve kosovarë.

Po ashtu ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të denoncojë këto akte.
”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume