Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot, me ftesë të autoriteteve turke, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.

Presidenti Pendarovski, duke i uruar mandatin e ri presidentit të Turqisë, Erdogan, i uroi atij kryerje të suksesshme të funksionit të tij të përgjegjshëm dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral dhe miqësinë dhe partneritetin maqedonas-turk që po ndërtohet dhe përmirësohet përmes bashkëpunimit të institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve tanë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume