Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa në orët e mëngjesit priten reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.
MARKETING
Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira. Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit priten reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë, herë pas here deri mesatare, nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Nga e diela dhe gjatë ditëve të ardhshme të javës së punës, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë, me periudha me diell. Megjithatë, në disa zona do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.