Dy burra dhe dy gra janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të dhunimit dhe materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti.

Me vendim të prokurorit, viktima e rastit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume