Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Pirc Musar do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në Kabibetin e presidentit, e cila do të pasohet nga takimi kokë më kokë i presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar dhe një takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Në kuadër të vizitës, siç njoftojnë nga Kabinbeti i Pendarovskit, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, dy presidentët do të vendosin kurora lulesh te varri i Goce Dellçevit.

Përveç me Pendarovskin, presidentja sllovene do të realizojë edhe takime tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume