📍 E-shërbimi për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur!

Bashkërisht me Ministrin e shëndetësisë z.Fatmir Mexhiti dhe Ministrin e administratës dhe shoqërisë informative z.Azir Aliu sot promovuam zgjidhjen e re softwerike për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur.

Bëhet fjalë për e-shërbim të rij i cili u realizua në vazhdën e agjendës së digjitalizimit të të gjitha shërbimeve.

Me këtë do ndikojmë dukshëm në lehtësimin e kësaj procedure ku prindërit regjistrimin do mundë ta kryejnë online nëpërmjet këtij webaplikacioni dhe nuk do të kenë nevoj të paraqiten në hapsirat e Drejtorisë për udhëheqjen me librat e amzës.

Vazhdojmë edhe më tutje deri në përfundimin e plotë të digjitalizimit të të gjitha shërbimeve, duke dashur që qytetarit t’i lehtësohet çdo nevoj që ai mund të ketë!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume