Sot ka përfunduar prezantimi i provave nga prokurori Vlladimir Milloshevski për falsifikimin e mundshëm të dokumenteve nga “Besa-Trans”. Në seancën e sotme Milloshevski prezantoi video nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare “Deve-Bair” për daljen dhe hyrjen e autobusëve të kompanisë, në mesin e tyre edhe autobusi i aksidentuar në Struma të Bullgarisë. Mbrojtja nuk e mohoi vërtetësinë e kësaj videoje, por avokati Alispahiq tha se e njëjta nuk përputhet me periudhën e përfshirë në aktakuzë. Autobusi për të cilin prokuroria pretendon se nuk ka pasur licencë për udhëtim ndërkombëtar në nëntor të vitit të kaluar mori jetën e 45 personave ndërsa 7 la të lënduar pas një aksidenti duke u kthyer nga Turqia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume