Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për transportin ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit u miratua sot në Qeveri në seancën e 160-të.

Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishte nënshkruar në Shkup më 14 nëntor të vitit 2022. Kjo marrëveshje është me qëllim realizmin e projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA 3 për ndërlidhjen e dy vendeve.

Qeveria sot vendosi të shkarkon Sllavica Kutirovën nga pozita e drejtorit në Drejtorinë e Doganave, me kërkesë të saj. Në pozitën e saj për ushtrues detyre e vendosi Stefan Bogoevin.

U miratua numri identifikues për qytetarët me qëllim qasjen më të lehtë në tregun e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ministria për shoqëri informative dhe administratë është përgjegjës për këtë projekt.

Qeveria vendosi që të fillojnë aktivitetet për përshtatjen e vendit tonë me politikat e reja të BE-së për nxitim në gjelbërim dhe tranzicion. Këto aktivitetet pritet të realizohen në vendet që janë të varura nga qymyri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume