Në Komunën e Dellçevës dhe Kriva Pallankës është shpallur gjendje e krizës. Vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë, ndërsa arsyeja e shpalljes së gjendjes së krizës është vërshimet dhe ballafaqimi me vërshimet dhe pasojat e tyre.

“Si pasojë e stuhisë në komunën e Dellçevës ka pasur dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe disa rrëshqitje të mëdha të dheut, sanimi i të cilave kërkon zgjidhje afatgjata që kërkojnë ndihmë shtetërore”, theksuan nga Komuna e Dellçevës.

Paraprakisht, shërbimet komunale kanë dorëzuar informacion në Qeveri, ndërsa pas shpalljes së gjendjes së krizës pritet ndihma e nevojshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume