Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar fotografi nga protesta e sotme në shesh, në natën e 11-të me radhë, që nga shpallja e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Krah për krah me bashkëpartiakët e saj, Musliu-Shoshi u takua me qytetarë të shumtë që dolën për të protestuar kundër vendimit të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Këtu jemi. Sonte e çdo natë.

Për drejtësi, për historinë tonë, për çlirimtarët tanë.

Deri në lirimin e tyre!” shkroi Musliu-Shoshi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume