Tifozët e Zvicrës kanë krijuar momente të veçanta në stadiumin “Todor Prioeski” në Shkup, duke brohoritur emrin e Granit Xhakës dhe duke ngritur lart një fanellë me emrin e kapitenit.

Mbështetësit zviceranë e shprehën kështu admirimin e tyre për Xhakën, duke bërë që emri i tij të dëgjohej në tribunat e stadiumit në Shkup.

Fanella e Xhakës u ngrit lart nga tifozët, ndërsa brohoritjet për futbollistin shqiptar shoqëruan atmosferën në stadium.

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Maqedonisë së veriut në kuadër të Ligës B të Kombeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume