Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është dërguar pasditen e djeshme në paraburgim në Durrës.

Dako do të qëndrojë në një qeli të paraburgimit ku ndodhet edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Disa qeli më tej është edhe ish-ministri Lefter Koka.

GJKKO vendosi ta lërë në burg Vangjush Dakon, pas arrestimit tre ditë më parë. Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatës kohës kur ishte kryetar bashkie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume