Dje (27-korrik) në ora 13:30 në Policinë e Gostivarit, një 32 vjeçare, banuese në një fshat të Gostivarit, ka raportuar se gjatë vitit 2022 është mashtruar nga A.A.(41) nga Tetova. Sipas raportit, ajo është takuar me A.A. nëpërmjet ndërmjetësosëve, e cila i janë prezantuar si punonjëse e një ambasade të huaj. Siç raportohet, ata ranë dakord për një shumë prej 1700 eurosh për t’i pajisur me vizë për në një shtet evropian. Gjithashtu, sipas raportit, në shtator të vitit 2022, asaj i ka paguar 500 euro për shërbimin, ndërsa pjesën tjetër sipas kontratës do ta paguante bashkëshorti i saj. Pasi nuk është përfunduar puna deri më 25.07.2023, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar dhe ka denoncuar rastin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume