Bashkëkryetari i VLEN-it, pjesë e Qeverisë, Izet Mexhiti në një intervistë për TV21 ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ku flet për gjuhën shqipe. Mexhiti tha se është e vërtetë ajo çfarë tha Rama dhe se VLEN e ka ruajtur statusin e trashëguar të gjuhës shqipe dhe se bën përpjekje për ta avancuar të njëjtën edhe më tej.

“E tha të vërtetën dhe konstatoi se i takon opozitës gjithmonë të bëj zhurmë, të jetë më e zëshme në këtë drejtim. Realiteti është se Marrëveshja e Ohrit te çështja e gjuhës, e përfaqësimit, e decentralizimit – te të gjitha këto ka progres. Pra, nuk është cenuar në asnjë moment gjuha shqipe, është mbajtur statusi që e ka pasur, çështje tjetër është se a ka ligj për gjuhën shqipe dhe deri ku është kjo dhe se a është i barabartë me serbishten në Kosovë, kjo është temë tjetër, pra nuk mjafton ky status i shqipes. Por, kështu si i kemi trashëguar si VLEN, e kemi ruajtur statusin dhe kemi bërë përpjekje për ta avancuar”, tha Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume