Automjete, furgonë, autobusë, udhëtarë të nervozura, vapë e madhe. Kështu ishte atmofera sot në vendkalimin kufitar në Tabanovcë.

Duket se kjo fundjavë po sjell mërgimtarët në vendlindjet e tyre. Dominonin automjete me targa gjermane, zvicerane dhe vendeve tjera të perëndimit.

“Pritjeve të gjata në pikën kufitare Tabanoc edhe këtë vit mërgimtarët nuk i kanë shpëtuar ata po thonë se po presin 1 deri në 2 orë për të kaluar kufirin”.

Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, kishte edhe shumë udhëtarë turq, të cilët nga vendet e perëndimit udhëtonin drejt Turqisë. Edhe ata nuk i kuptonin pritjet e gjata në këtë kufi.

Edhe autoritetet e Serbisë, kanë njoftuar për rritje të intensitetit të trafikut nëpër autostrada. Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës në vendkalimin kufitar Preshevë kanë kaluar 24.000 udhëtarë, kurse për hyrje-daljet nga Serbia pritet rreth 40 minuta. Autoritetet serbe rekomandojnë të shfrytëzohte vendkalimi alternativ Prohor Pçinjski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume