MPB Maqedoni informon se më datë 04.07.2023, nga ana e zyrtarëve policorë të ekipit operativ për bastisje në DPB Shkup dhe Departamentit për çështje kriminale, Gazi Baba, në ora 20:00 në rrugën “Butelska”, kanë arrestuar A.A.(41) nga Shkupi, dhe në ora 21:35 në “Indira Gandhi” kanë arrestuar S.A.(44) nga Shkupi.

MPB njofton se ndaj tyre me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup janë lëshuar fletarrest qendror, sipas të cilit A.A. duhet të vuajë dënimin me burg prej një viti e 8 muaj për krime të kryera sipas nenit 236 dhe nenit 206 të Kodit Penal, dhe S.A. për krim të kryer nga neni 235 i Kodit Penal.

“Të dy personat janë dërguar në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume